Futboll Premier League Sport

N’Golo Kante është prioritet për PSG, por a do ta lëshojë Chelsea?!

Mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante, është identifikuar nga PSG-ja si prioritet në përforcimet e merkatos së kësaj vere. Kështu raporton prestigjiozja franceze, “L’Equipe”. Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, dëshiron të nënshkruajë me një mesfushor dhe ka identifikuar francezin ndërkombëtar, Kante, si njeriun e duhur për të përmbushur rolin.

Megjithatë, kostoja e mundshme e një marrëveshjeje për Kante mund ta largojë atë nga PSG, klub i cili, gjithashtu, ka interes për David Alaba të Bayern Munich dhe Alex Sandro të Juventusit, ndërsa ata shikohen si alternativa ideale për të forcuar anën e majtë të mbrojtjes.

Related posts

MILAN-INTER/ Shevçenko: Ibrahimovic fenomenal, ndaj Interit vendimtar

Delo.autor

NGJARJA E RËNDË/ Dy aksidente në Përrenjas, plagosen 4 GJYQTARË FUTBOLLI

Isa.Autor

400 kilometra udhëtim, topi i Botërorit të Rusisë kalon më parë nga… hapësira

Sadik.Autor

Leave a Comment