Futboll

400 kilometra udhëtim, topi i Botërorit të Rusisë kalon më parë nga… hapësira

Topi me të cilin do të nisë Botërori i Rusisë, në takimin hapës Rusi-Arabi Saudite, do të bëjë më parë një udhëtim në hapësirë. Topi që do të përdoret për herë të parë në ndeshjen e 14 qershorit, do të udhëtojë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, që është 400 kilometra larg tokës.

“Do e marrim topin me vete dhe do e sjellim për ndeshjen e parë” – u shpreh kozmonauti Oleg Artemiev. Në maj, kolegu i tij rus, Anton Shkaplerov do e rikthejë topin në Tokë.

 

Artemiev, që e anonçoi këtë mision nga stacioni hapësinor Baikonur, në Kazakistan, ka njoftuar gjithashtu se me kërkesë të djalit të tij, ai do marrë me vete edhe një lodër nga maskota e Botërorit, ujku i quajtur Zabivaka.

Related posts

DËSHTON KALIMI I BRAZILIANIT TEK MANCHESTER CITY/ Joao Cancelo tashmë ka një tjetër pretendent, ja klubi i madh

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME “MANITA”/ Barcelona shfryn ndaj Betisit, Messi është gjeni (VIDEO)

Delo.autor

PLANIFIKON REVOLUCION TË FUQISHËM/ PEREZ buxhet 500 milionë euro për të kryer 3 blerje të mëdha

Delo.autor

Leave a Comment