Futboll La Liga

AS: Penalltia që priti Navas ndaj Iago Aspas duhet përsëritur

Real Madridi duket se nuk ishte kthjelluar ende nga humbja 0-3 ndaj Barcelonës, pas nuk arritën më shumë se një barazim 2-2 mbrëmë ndaj Celta Vigos.

Ndeshja vazhdon të komentohet mes tifozëve, por edhe në mediat spanjolle.

Kjo për faktin se penalltia e mbrojtur nga Keylor Navas ndaj Iago Aspas në minutën e 72-të, kur rezultati ishte 1-2 në të mirë të Los Blancos duhej të përsëritur.

Kjo sipas AS se portieri i Realit në momentin kur sulmuesi i Celtas gjuajti topin drejt portës ishte dukshëm larg vijës së portës, gjë që është e ndaluar me rregullat e futbollit.

Gjyqtari Jamie Latre ishte pak metra nga e gjitha kjo, por nuk vendosi ta përsërisë penalltinë dhe kjo është shndërruar në debat.

Pra, nuk ka dyshim që futbolli në Spanjë ka nevojë për VAR dhe gjyqtar profesional sa më shpejt.

Related posts

JO VETËM EDY REJA PROTAGONIST/ Ja momenti kur trajnerit të Kosovës i bie në kokë tabela e reklamave (VIDEO)

Delo.autor

“ËSHTË NJË SULMUES I MADH, POR…”/ Piatek nuk ka frikë nga Vlahovic, i kujton 30 golat

Delo.autor

TËEMETI TRAGJIK/ Ekipi i Napolit: Mendimet e të gjithëve janë me njerëzit e Shqipërisë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment