Futboll Seria A Sport

E kërkon Milani, lojtari nuk shkon në stërvitje dhe merr gjobë

Milani prej disa ditësh përflitet se është vënë në ndjekje të futbollistit të Lyon Memphis Depay, me holandezin që konsiderohet si një përforcim i nevojshëm për kuqezinjtë.

Por së fundmi ish-lojtari i Machester United është bërë objekt kritikash në klubin francez pasi nuk u paraqit në stërvitjen e parë të skuadrës pas përfundimit të pushimeve 5-javore.

Lojtari mungoi në seancën e parë me futbollistët që nuk ndodhen me kombëtaret e tyre në Rusi, dhe për këtë shkak është gjobitur nga drejtuesit e Lyon. Mungesa e tij shton zërat se ai mund të jetë pranë largimit nga Franca, me italianët që mund të përfitojnë nga kjo situatë.

Related posts

PAMJET/ Mbappe ndez sërish thashetheme, veprimi i tij “lumturon” tifozët e Real Madrid

F.autor

“EKSPERIENCA ME INTER? ISHTE FANTASTIKE”/ Conte: Me Tottenham-in do kap majat

Delo.autor

CR7 HUMB “SHËNJESTRËN”/ Ja statistika shqetësuese për Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment