Futboll

Materazzi: Herën e parë që u përballëm më turpëroi, aty e kuptova që ishte fenomen

Inter ka fituar pothuajse 2 milionë euro e gjysmë nga transferimi i Coutinho te Barcelona, por kjo shumë nuk mjafton që tifozët zikaltër ta harrojnë brazilianin, i shitur te Liverpool nga milanezët për vetëm 13 milionë euro në 2013-ën.

Fantazisti ka shpërthyer në Premier League, ku ka marrë edhe pseudonimin “magjistari i vogël”, duke u kthyer në një peng për Inter-in, siç kuptohet edhe nga fjalët e thëna nga Marco Materrazzi, një prej heronjve të “Triplete”.

“Marco Branca, të cilit i duhen bërë komplimentet për largpamësinë e tij, e ka marrë kur ishte akoma minoren”, ka thënë ish-qendërmbrojtësi zikaltër.

“Ka qëndruar te Vasco da Gama deri kur mbushi 8 vjeç, por erdhi gjithsesi në Milano për t’u stërvitur me ne për një javë. Ishte 15-vjeç dhe herën e parë që më doli përballë ma kaloi topin mes këmbëve dhe unë mendova: ‘Ky është një fenomen’”.

Related posts

E ÇUDITËSHME/ Mungon uji në qytetin rus, u kërkohet tifozëve të lahen dyshe në dush

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Teuta e bën festë, thyen bardheblutë dhe sjell trofeun në Durrës pas 15 vitesh

Delo.autor

DURO i përgjigjet presidentit Qarri: Fitojmë ndaj PARTIZANIT dhe largohem i fundit nga Kamza

Isa.Autor

Leave a Comment