Formula 1

Te McLaren optimistë: Me motorin Renault jemi 1 sekondë më të shpejtë

Kur duhen dhe gati 2 muaj që të nisin testet e para dimërore në Formula 1 (në fund të shkurtit, në Barcelona), drejtuesit e makinës McLaren shprehen optimistë për paraqitjen e tyre sezonin e ri. Sipas Eric Boullier, drejtori sportiv i makinës britanike, njëvendëshja është 1 sekondë më e shpejtë me motorin Renault, krahasuar me një vit më parë, kur përdorte motorin Honda. Simulacionet e para të bëra në fabrikë kanë dhënë rezultate inkurajuese, që pritet të përmirësohen edhe më tej gjatë mujave të mbetur, deri në nisjen e sezonit të ri.

Ja si pritet te jete makina McLaren-Renault vitin 2018

“Me motorin e ri rikuperojmë më shumë energji në MGU-H, jemi më të shpejtë dhe koha në një xhiro është shumë më e mirë krahasuar me vjet.

Mund të them se për momentin jemi 1 sekondë më të shpejtë, ndërkohë që po punojmë ende në shumë drejtime. Motori i ri përshtatet mjaft mirë me telajon dhe tani po punojmë në zhvillimin e tij, për të qenë së më konkurrues në pistë”, tha Boullier. Mediat spanjolle zbulojnë se makina e re McLaren-Renault që do të zbresë në pistë sezonin e ri do të jetë ngjyrë të verdhë, për shkak të motorit të ri.

Related posts

FORMULA 1/ Verstappen triumfon në Austri, në podium edhe Raikkonen e Vettel, zhgënjen Mercedes

Sadik.Autor

Hamilton: Më pret një sezon i vështirë, por jam gati për sfidën

Q.Autor

FORMULA 1 NXJERR SEKRETET/ Pas miratimit të rregullave të reja, ja si do të jenë makinat e vitit 2021 (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment