Cudirat e Boterorit Futboll Sport

NDODH EDHE KËSHTU/ Sherr për Lionel Mesin, burri ndahet nga gruaja

Një banor i qytetit rus Çeliabinsk, në Urale, i ka paraqitur kërkesën për divorc gruas së tij pas 14 vitesh martesë. Kjo pas një diskutimi të nxehtë për Argjentinën, e në veçanti Lionel Mesin. Sipas mediave argjentinase, personi festoi me forcë fitoren e bardhekaltërve ndaj Nigerisë që u lejoi të kalonin në 1/8-at e Kupës së Botës në Rusi.

Por, situata mori një tjetër rrjedhë kur në skenë hyri gruaja, e cila nisi fraza fyerjeje ndaj “yllit” të Barcelonës, duke ulur cilësitë e tij sportive. “Pas kësaj, mora gjërat e mia nga shtëpia dhe e kam lënë përgjithmonë”, u shpreh tifozi argjentinas, i cili ditën tjetër ka paraqitur zyrtarisht dokumentet e divorcit në gjendjen civile.

Related posts

MILANI U DRUHET RREZIQEVE NGA AJRI/ Titulli kampion kalon nga Berat Gjimshiti

F.autor

Barcelona e Valverde-s prek përsosmërinë!

Q.Autor

KËSHILLON YLLIN MBAPPE/ Legjenda Anelka: Mos shko tek Real Madrid, dikur ishte më lart kurse sot…

Delo.autor

Leave a Comment