Champions League Futboll Sport

ANKOHET PËR GJYQTARIN/ ​Klopp: Na bëri të dukemi si kasapë, duhet të jetë i përgatitur

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar gjyqtarin Szymon Marcinak për referimin e tij gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Liverpoolit kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Kloppit u mposht me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Parc des Princes në kryeqytetin francez. Ata duhet ta mposhtën Napolin me rezultat 1-0, ose të kenë diferencë prej dy golash për t’u kualifikuar nga faza e grupeve.

Liverpooli u dominua në fillim të ndeshjes nga PSG-ja, e cila arriti t’i shënojë dy gola përmes Juan Bernat dhe Neymar. Pak para fundit të pjesës së parë, James Milner arriti ta ngushtojë rezultatin përmes gjuajtjes nga pika e penalltisë.

Mirëpo, trajneri Klopp ishte më shumë i zhgënjyer nga paraqitja e gjyqtarit të ndeshjet sesa nga lojtarët e tij. Marcinak ia dha gjashtë kartonë të verdhë lojtarëve të Liverpoolit, dhe dy për lojtarët e PSG-së.

“Unë mendoj se e kemi fituar garën për Fair Play tri herë radhazi në Angli dhe sot na bënë të dukemi si kasapë. Ne kemi gjashtë, shtatë tetë kartonë të verdhë dhe ishim afër ta merrnim edhe një të kuq”, ka thënë Klopp.

“Ne e morëm një penallti, gjyqtari nuk deshi ta akordojë, por nuk e di si është e mundur kjo gjë. Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për një ndeshje si kjo dhe ai nuk dukej i përgatitur”.

“Ai [Veratti] duhet të ishte ndëshkuar me karton të kuq, ishte e qartë. Unë e pash atë incident shumë mirë dhe sigurisht që nuk ishte për të njëjtën ngjyrë të kartonit si 500 rastet tona sonte”.

Related posts

PRET RIVALIN NË “ANFIELD”/ Liverpooli paralajmëron “Djajtë e Kuq” me super golin e Shaqirit… (VIDEO)

Isa.Autor

VIDEO/ Reagon Valencia, ngushton epërsinë kundër Realit

Q.Autor

2 TË VERDHË BRENDA NJË AKSIONI NË Seria A/ shikoni kartonin e kuq që po çmend Italinë (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment