Boks Sport

Owen Roddy: McGregor u mungon të gjithëve, UFC po vdes pa të

Edhe pse nuk ka ende një datë zyrtare se kur do të rikthehet në kafaz, Conor McGregor ka konfirmuar se së shpejti do të duelojë në sportin e tij të preferuar të arteve marciale mikse. Kohët e fundit, kampioni irlandez ka patur disa konflikte si me UFC-në ashtu dhe me drejtësinë, pas incidenteve të krijuara para eventit të UFC-223.

Ndërkohë që nuk duelon në kafaz për më shumë se 16 muaj dhe, për pasojë, i ka dorëzuar të dy titujt kampionë bote që ka patur. Por “Notorius” pritet të rikthehet këtë vit dhe trajneri i tij Owen Roddy, në një intervistë për mediat tha se të gjithëve u mungon një personazh dhe kampion si Conor McGregor.

Rikthimi i tij në kafaz do të jetë ngjarja më e madhe e UFC-së për këtë vit. Ai mpo stërvitet dhe duket në formë të shkëlqyer. Ne bisedojmë gjithnjë për rikthimin e tij dhe ai mezi po e pret këtë moment”, tha Roddy, që më tej shtoi: “Për mua, sa më shpejt rikthehet aq më mirë është, pasi UFC-së i mungon një kampion si Conor. Madje të gjithëve u mungon, pasi ekstravaganca e tij, sjelljet e tij, duelet e tij kanë magjepsur të gjithë. Nuk ka një të dytë si ai në botë. Ndaj dhe njerëzit mezi presin ta shohin sërish në kafaz”, u shpreh Owen Roddy. Ndër emrat e rivalëve që përflitet se mund të duelojë irlandezi janë Khabib Nurmagomedov, nate diaz, Max Holloway dhe Tyron Woodley.

Related posts

“RUANI DATËN”/ Neymar entuziazmon fansat me projektin e ri: Kaosi Perfekt (VIDEO)

Delo.autor

MERRET VENDIMI/ Në Gjermani hapen dyert e stadiumeve me 50%, Bayern nuk bëhet pjesës e nismës. Ja arsyeja…

Delo.autor

Bregu nderon Luftëtarin, Flamurtari bën detyrën

Sadik.Autor

Leave a Comment