Futboll La Liga Sport

Agjenti i Barcelonës shkon në Brazil, gati të transferojë një lojtar

Andre Cury, i cili është përgjegjës në Amerikën e Jugut për merkaton e Barcelonës është larguar nga Rusia për të zyrtarizuar nënshkrimin me Arthur Melo. Misioni i vetëm për agjentin e katalanasve është mbyllja e marrëveshjes me mesfushorin e Gremios, i cili do të jetë nën urdhrat e trajnerit, Ernesto Valverde nga dita e parë e stërvitjes që do të nisë më 11 korrik të këtij muaji.

Siç dihet, 21-vjeçari ishte pranë kalimit në “Camp Nou” në merkaton e dimrit për 30 milionë euro, si një shumë fikse, por tashmë pritet që operacioni i transferimit të tij të finalizohet me sukses këtë fundjavë. Blaugranët ia kanë besuar këtë akord agjentit të tyre të besueshëm, Cury. Pas largimit të Iniestas, Arthur shihet si lojtar i nevojshëm për Barcelonën që nga fillimi i sezonit në vijim. Mesfushori brazilian është krahasuar më së shumti me Xavi Hernandez, por mbetet të shohim se si do të përshtatet në “Camp Nou”.

Dy javë më parë të dyja klubet arritën marrëveshjen e transferimit të lojtarit dhe pritet vetëm finalizimi i detajeve të fundit. Siç shkruan “Sport”, Arthur do të udhëtojë gjatë kësaj fundjave në Barcelonë ku do të kryejë vizitat mjekësore. Mësohet se katalanasit do të paguajnë pak më shumë për ta finalizuar marrëveshjen këtë verë, pasi kanë kërkuar që të përshpejtohet procedura e transferimit.

Mesfushori pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare në “Camp Nou”, që e mban lidhur me blaugranët deri në vitin 2022.

Related posts

MENDDON PËR TË ARDHMEN/ Dortmund mbush arkat, do të përfitojë shumën e “çmendur” nga sponsori i stadiumit

Delo.autor

Kategoria e Parë, grupi A; ja rezultatet e para të “play-off”-it

Q.Autor

ËSHTË LIDER TEK JUVENTUS/ Dybala: Shenjën time shiheni të premten mbrëma

Isa.Autor

Leave a Comment