Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Shqipëri-Hungari në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-0

Objektivi për të qenë të paktën mes tre skuadrave të para në grupin kualifikues të Botërorit 2022 për Shqipërinë kalon nëpërmjet ndeshjes me Hungarinë. Kuqezinjtë e Edi Rejës do të luajnë gjithçka për gjithçka në “Elbasan Arena”, në përballjen që starton në orën 18:00.

Tekniku italian ka bërë publike edhe formacionin titullar që ka përzgjedhur për të hedhur në fushë nga minuta e parë. Hysaj, Bare dhe Manaj janë 3 mungesat e rëndësishme për Shqipërinë, për shkak kartonësh.

Bie në sy aktivizimi titullar, i debutuesit të shumëpritur Nedim Bajrami. Në sulm është preferuar dyshja Uzuni-Balaj. Vlen të theksohet fakti se Cikalleshi ka pasur një problem në gjurin e majtë dhe nuk është në kondicionin e duhur. Ndërkohë për sa i përket krahut të djathtë është preferuar Doka, i cili do të zëvendësojë Hysajn.

 

LIVE/ Shqipëri – Hungari  1-0

Broja 87′

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Spektakolar Broja! Sulmuesi kuqezi i magjeps të gjithë me një predhë fantastike, duke e dërguan topin në cepin e portës! Gol historik në portën hungareze! 

86′ Shumë pranë golit Hungaria me Szobozlain, tantiva e tij nga e majta e zonës, shkon jasht kudratit.

85′ Depërtim mjaft i bukur i Laçit, por mesfushori gabon në momentet e fundit, tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

80′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga një pozicion tepër i favorshëm, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

78′ Reja kryen dy zëvendësime largohet Doka dhe Balaj, në vend të tyre Hoxhallari dhe Broja.

78′ Gjasula ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet ndeshjen e radhës ndaj San Marinos.

75′ Goditje dënimi për Shqipërinë, provon Çekiçi, por tentativa e tij ndalet nga muri mbrojtës.

72′ Shans i artë për Shqipërinë me Çekiçin, i cili provon me një gjuajtje brenda zonës, por ndalet nga portieri hungarez, pafat kuqezinjtë. Asist mjaft i bukur i Laçit.

68′ Tjetër zëvendësim i detyruar, largohet nga fusha Abrashi, vendin e tij e merr Çekiçi.

62′ Zëvendësim te Kombëtarja, largohet Bajrami, vendin e tij e merr Laçi. Një zëvendësim i detyruar, për shkak të një dëmtimi në kofshë.

53′ Sërish rrezikshëm Shqipëria me Roshin, tentativa e mesfushorit shkon jashtë kuadratit.

50′ Tjetër shans ideal për Shqipërinë, krijohet iluzioni i golit në “Elbasan Arena”, Balaj shpërdoron një shans të artë brenda zonës, duke dërguar topin në rrjetën e jashtme.

46′ Zëvendësim edhe te Shqipëria, largohet Trashi, vendin e tij e merr Roshi.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

45′ Tjetër moment i rrezikshëm në portën e Shqipërisë, por për fat të mirë gjithçka është mbyllur pa probleme.

33′ E pabesueshme çfarë humbet Kumbulla! Mbrojtësi kuqezi bën më të vështirën shumë pranë vijës fatale, duke e dërguar topin jashtë kuadratit!

29′ Nedim Bajrami provon të realizojë një supergol nga goditja e dënimit, por tentativa e mesfushorit ka shkuar jashtë kuadratit.

26′ Përplasje e rrezikshme mes Bekim Balajt dhe portierit Gulashi, pas një një dueli brenda zonës. Të dy futbollistët mbetën fillimisht të dëmtuar, por për fat të mirë nuk ka probleme serioze për ta.

22′ Shqipëria provon të marrë sërish frenat e lojës në dorë duke avancuar përpara, mbrohen mirë hungarezët.

18′ Vendosje e gabuar e Shqipërisë në mbrojtje, Hungaria flirton me golin e parë, vendimtare ndërhyrja e Berishës. Momente paniku në zonën kuqezi.

15′ Tjetër mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë, kësaj here provon Uzuni, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit

13′ Pranë golit Shqipëria me Ismajlin, i cili provon me kokë pas harkimit të Bajramit nga këndi, por pafat kuqezinjtë në këtë moment.

8′ Aksion fantastik i Shqipërisë që niset në kundërsulm me Uzunin dhe Bajramin, por nuk finalizohet siç duhet ai aksion, tjetër goditje këndi për kuqezinjtë.

6′ Tjetër shkëndijë e Shqipërisë, pas kombinimit të Bajramit me Trashin, por ndërhyjnë në momentin e fundit mbrojtësit e Hungarisë, duke e larguar rrezikun në këndore.

5′ Trashi harkon rrezikshëm nga e majta, për Balajn që ndodhet brenda zonës, por sulmuesi shkodran, nuk arrin t’i gjejë kohën topit.

3′ Starton pozitiv i kuqezinjve, që tentojnë ta nisin ndeshjen në sulm, duke avancuar me Uzunin dhe Bajramin.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton më i shpejti në Hungari, por Vettel dominon në pistën me shi

Delo.autor

“SHQIPTAR LIND, NUK BËHESH”/ Rrëfimi i babait të Nedim Bajramit: Gjyshi e ndoqi kudo, jemi edukuar me…

Delo.autor

Kukësi do Bathën, Partizani kundërpërgjigjet me Koliçin. Në verë pritet akordi

Sadik.Autor

Leave a Comment