Futboll La Liga

16 pikë prapa Barcelonës, Zidane dëshpëron keq tifozët pas barazimit me Celta Vigon

Të gjithë mendojnë se për t’u rikthyer rezultateve, Reali duhet të blejë lojtarë në janar, por Zidane thotë ‘jo’.

Zinedine Zidane insiston se nuk është i interesuar që të blejë lojtarë në janar dhe se ai është përgjegjës për situatën e krijuar te Los Blancos.

Teksa Barcelona po blen më të mirët për shifra marramendëse, duke forcuar dukshëm skuadrën, Zidane preferon skuadrën që ka – pavarësisht se ekipi ka nevojë për disa ndryshime e që është dashur t’i bëjë gjatë verës.

Largimet e Alvaro Moratas dhe James Rodriguez, po shihet dita ditës së se kanë lënë një boshllëk në sulmin e Los Blancos.

I pyetur nëse Madridi ka nevojë për përforcime, ai u përgjigj: “Jo, në këtë moment nuk e dua askënd”.

“Deri me 31 janar do të shohim, por jo në këtë moment. Pse? Sepse jam i lumtur me skuadrën që kam”, shtoi Zidani.

“Unë jam përgjegjës dhe më duhet të zgjidh problemin”.

Related posts

SPECIALE/ Tendeca e futbollit Europian dhe “FRIKA” nga dominimi Spanjoll

Sadik.Autor

E ARDHMJA E FRANCEZIT NË DILEMË/ Bakayoko zgjedh skuadrën ku do të luajë

Delo.autor

SUPERKUPA E SHQIPËRISË/ Shehi: Synojmë FITOREN, por jemi në disavantazh

Isa.Autor

Leave a Comment