Futboll La Liga

Coutinho tregon objektivin me Barcelonën, i lumtur që do të luajë me Messin

Objektivi i Coutinhos është që të fitojë sa më shumë trofe me Barcelonën, teksa është i ngazëllyer që do t’i ketë shokë skuadre, Leon, Suarezin, Iniestan…!

160 milionëshi, i transferuar nga Liverpooli, Philippe Coutinho, po jeton ditën më të mirë të jetës, shkruan Gazeta Express.

Sot është dita e Coutinhos, dita e brazilianit, dita kur ai do të shkelë fushën e Camp Nou, dita kur ai do ta veshë fanellën e Barcelonës dhe do ta hedhë të zezën mbi të bardhën për pesë vite e gjysmë, deri në vitin 2023.

Braziliani është tejet i lumtur që gjendet në Barcelonë dhe mezi pret të zbresë në fushë së bashku me idhujt.

“Të luaj futboll, fitoj tituj, t’i bëjë tifozët e lumtur dhe të luaj me buzëqeshje”, këto janë synimet e mia.

“Është e pabesueshme që do të jem i rrethuar me idhuj, me lojtar me histori si Leo, Luis, Andres Iniesta, Gerard Pique, Sergio Busquets… gjithë lojtarët e mire”.

“Jam i lumtur që do të luaj me ta dhe shpresoj të jem në gjendje të mësoj, jetoj dhe fitoj me ta”. /Gazeta Express/

Related posts

Adrian Mutu: Ibrahimovic nuk është i lënduar, thjesht po injorohet nga Mourinho

Q.Autor

Bayern lëshon një tjetër titullar, Boateng drejt United për 50 milionë stërlina

Sadik.Autor

Lorik Cana nis një sport të ri, shikoni ku ka hipur (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment