Futboll Premier League Sport

PIKETON PASARDHËSIN E RAMSEYT/ Arsenal kërkon firmën për mesfushorin e Italisë…

Sipas Daily Mirror, Arsenal kërkon të zëvendësojë Aaron Ramsey me Nicolo Barella.

Mesfushori uellsian ka arritur marrëveshjen me Juventus dhe do t’i bashkohet bardhezinjve në fund të sezonit.

Trajneri spanjoll i Topçinjve Unai Emery ka piketuar talentin e Cagliari-t si pasardhësin ideal të Ramsey.

Gjithsesi, gjithçka varet nëse Arsenal do të kualifikohet për në Champions League sezonin tjetër, pasi mesfushori nuk kushton pak.

Raportohet se Cagliari nuk do të pranojë asnjë ofertë poshtë 50 milionë eurove dhe interesi për të është i madh.

Në Serie A, Juventus dhe Inter janë favoritët për firmën e lojtarit.

Related posts

DREJTORI I RI I KAMZËS/ Një ish i Juventusit vjen më 20 nëntor në Shqipëri

Isa.Autor

E BUJSHME/ ROMA përforcohet me 4 lojtar, zyrtarizimi bëhet brenda pak ditëve

Isa.Autor

Paraqitjet e Veselit me Shqipërinë, Empoli merr vendim për mbrojtësin shqiptar

Isa.Autor

Leave a Comment