Futboll La Liga

Pirlo: Nëse Van Dijk vlen 80 milionë euro, atëherë Coutinho dyfishin

Pirlo mendon se duke u bazuar në çmimet në treg, vlera e Coutinhos është normale.

Coutinho u largua nga Liverpooli për t’u transferuar në Barcelonë për 160 milionë euro, lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë deri në momentin kur PSG-ja zyrtarisht ta blejë kartonin e Kylian Mbappe, talenti francez do të kushtojë 180 milionë euro. Neymari mban vendin e parë, 222 milionë euro.

Sido që të jetë, u diskutua shumë për çmimin e Coutinhos, por legjenda italiane, Andrea Pirlo, e sheh si diçka normale, teksa ka përmendur këtu mbrojtësin e ri që bleu Liverpooli, Virgil Van Dijk, për më shumë se 80 milionë euro nga Suthamptoni javën e kaluar.

“Më shumë se sa çmim i çmendur, çmimi i Coutinhos është ashtu siç janë gjërat sot në treg. Nëse Van Dijk vlen 80 milionë, atëherë Coutinho vlen dyfishin. Është e drejtë”, tha Pirlo për “Sky Sport Italia”. 

Related posts

ZBULOHET LISTA/ FIFA publikon renditjen, Italia përsëri para Anglisë

Delo.autor

Ka ngricë mes Icardi-t dhe Interit, klubi merr një vendim të fundit

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Lëvizje e papritur, Kumbulla transferohet në Barcelonë, zbulohen detajet

F.autor

Leave a Comment