Basketball Të tjera

Lakers fitore pas 9 humbjesh, Phoenix ndal Oklahomën

Pas 9 humbjesh radhazi vjen fitorja për skuadrën e Lakers, që mundi 132-113 Atlantën në Los Anxhelos, në një ndeshje të dominuar nga skuadra kaliforniane. Një fitore që jep moral ekipit të Lakers, sidomos kur ajo vjen nga lojtarët e stolit, që realizuan 62 pikë. Ndërsa shënuesi më i mirë ishe Ingram me 20 pikë, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Schroder për miqtë. Fitore në sekondat e fundit korr skuadra e Miami, që mundi 103-102 Utah Jazz, një përballje emocionuese deri në sekondën e fundit. Madje Miami përmbysi shifrat në sekondat e fundit me Richardson (14 pikë), që realizoi koshin e fitores 5 sekonda nga sirena. Për Jazz u dallua Mitchell me 27 pikë, por që mbetën për statistikë.

Nga ndeshja Phoenix – Oklahoma, 114-100

Humbje për dy ekipe pretendente në Konferencën e Perëndimit si San Antonio e Oklahoma. Skuadra e Spurs u mund 111-110 nga Portland, një tjetër ndeshje dramatike vendosur nga McCollum (sot 25 pikë) 5 sekonda nga fundit, kur realizoi koshin e fitores. Për San Antonio u dallua Aldridge me 30 pikë e 14 rebaund, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Skuadra e Oklahomës humbi 114-100 në fushën e Phoenix, me vendasit që e dominuan ndeshjen gjatë gjithë kohës. Booker realizoi 26 pikë, duke qenë lider në fushë, ndërkohë që 46 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Fiton edhe New York, që falë 29 pikëve të Porzingis mundi 100-96 Dallas, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Barnes.

REZULTATET E SOTME

Miami – Utah Jazz, 103-102

Dallas – New York, 96-100

Phoenix – Oklahoma, 114-100

Portland – San Antonio, 111-110

Lakers – Atlanta, 132-113

Related posts

“PARA, POLITIKË DHE FALSITET”/ Akuza e Raikonenn: Më mirë të jesh jashtë

Delo.autor

REKORDMEN I GARËS SË 800 METRAVE/ Aksident i rëndë automobilistik, shpëton për mrekulli atletiku… (FOTO)

Delo.autor

“Mos bëni plane për mua, do iki”, fjalët e fundit para aksidentit të Schumacherit

Q.Autor

Leave a Comment