Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ Drejtonte skuadrën e LUSHNJES, trajneri i njohur pranë stolit të Argjentinës

Ish-kampioni i botës në 1978 Mario Kempes ka ngritur zërin për të drejtuar stolin e kombëtares së Argjentinës. 63-vjeçari që në të kaluarën ka qenë dhe trajneri i Lushnjes në vitet kaotike 1996-1997 nuk drejton ekip prej 16 vitesh, por për hir të vendit të tij ai vetëofrohet për stolin e bardhekaltërve.

“Nuk është e lehtë të drejtosh ekipin kombëtar sepse ju keni një vend të tërë pas jush. Por jam i gatshëm të marrë drejtimin e përfaqësueses së Argjentinës”, deklaron për ESPN-në njeriu që i dha Kupën e Parë të Botës Argjentinës në 1978.

Dalja nga Botërori rus nuk i jep siguri aspak trajnerit aktual të bardhekaltërve Jorge Sampaoli, i cili i ka ditët e numëruara. FAF ka kontaktuar me teknikun Guardiola për t’i propozuar postin e trajnerit. Ditë më parë dhe Maradona dha garanci se do të pranonte drejtimin e Argjentinës nëse ishte kandidat i pëlqyeshëm.

Related posts

HENRY I NGUL SYTË ÇUDITSHËM/ Ylli i Monacos harron të rivendos në vend karrigen… (VIDEO)

Isa.Autor

Trajneri i Romës bën kërkesën e çuditshme: Dua që Ronaldo të MOS luajë ndaj nesh

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Tottenham – Arsenal

Q.Autor

Leave a Comment