Boks Sport Të tjera

“KJO ËSHTË LISTA IME E RIVALËVE”/ Tyson Fury zbulon 5 duelet e radhës para se të tërhiqet

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka publikuar planin e tij për 5 duelet e ardhshme, që tregojnë emrat e 5 rivalëve të tij, datat dhe vendet se kur do të zhvillohen ato. Një plan që Fury, i pamposhtur në karrierën e tij, synon ta realizojë para se të tërhiqet nga sporti si kampion i padiskutueshëm i peshës së rëndë.

“Kjo është lista ime e rivalëve, sipas radhës”, shkruan Fury.

1-Deontay Wilder (9 tetor në Las Vegas)

2-Dillian Whyte, në dhjetor në Kardif

3-Anthony Joshua, marsin e ardhshëm në Arabinë Saudite

3-Anthony Joshua, verën e ardhshme në Wembley

5-Dereck Chisora, dimrin e vitit 2022 në Kardif

“Nuk kam asnjë problem me asnjë nga këta dështakë. Po, unë i quaj ata dështakë, duke i krahasuar me veten time, boksieri më i mirë i të gjitha kohërave”, shkruan Fury.

Fury po përgatitet për duelin e tretë ndaj amerikani Deontay Wilder, sfidë që do të zhvillohet pas një muaji në Las Vegas të Amerikës.

Related posts

ENDE NUK KA BËRË OPERACION NË GJU/ Ngo operohet më 14 janar, ja kur pritet të kthehet sulmuesi i Tiranës…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Partizani “peshkon” në Superiore, Ndreca dhe titullari i Laçit në radarët e klubit

Delo.autor

“NUK NA LEJOHEN PARAQITJE TURPËRUESE”/ Ronaldo i irrituar pas humbjes ndaj Fiorentinës. Pas ndeshjes kap me grushta…

Delo.autor

Leave a Comment