Futboll Sport

Transferimi i RONALDOS/ Do prezantohet me datë 7, të muajit 7, me fanellën 7

Orët kalojnë dhe Cristiano Ronaldo shkon gjithnjë e më pranë transferimit te Juventusi. Mëngjesin e sotëm u mësua se Perez kishte thërritur në një takim agjentin e portugezit, Jorge Mendes, për të qartësuar pozitat dhe për të folur për çmimin e kartonit të lojtarit.

Gjithashtu, mediat italiane raportuan se edhe në Torino kishte mbërritur tashmë Massimiliano Allegri, që do takohet me Agnellin, për të folur për mundësinë e transferimit dhe modifikimet e nevojshme në skuadër, për ta përshtatur atë ndaj Ronaldos.

Nga ana tjetër, Giuseppe Marotta dhe Fabio Parattici, dy drejtues të lartë të Juventusit, do të nisen mbrëmjen e sotme për në Madrid me avion privat, për të diskutuar detajet e fundit të transferimit.

Duket se synimi i bardhezinjve, por jo vetëm, është që Ronaldo të prezantohet te Juventusi ditën e shtunë, që përkon me datën 7 të muajit të 7 (korrikut), ashtu si numri që portugezi mban mbi shpinë.

Ndërkohë si për “t’i hedhur benzinë zjarrit”, Luciano Moggi ka deklaruar për mediat italiane se marrëveshja për transferimin e Ronaldos te Juventusi është arritur prej kohësh dhe se portugezi ka kryer edhe vizitat mjekësore në Mynih, për të shmangur rrjedhjen e informacionit.

Related posts

PAS 20 VITESH/ Ashly Cole i jep fund karrierës në futboll, ja profesioni i ri…

F.autor

Milan merr lajmin befasues nga UEFA; ja çfarë pritet të ndodh me klubin italian

Sadik.Autor

SHKUND JUVENTUS-IN/ Allegri: Duhet të hidheni mbi kundërshtarin, s’duhet të kalojnë

Delo.autor

Leave a Comment