Futboll

​Martinez: Asensio, lojtari më i mirë i ri në Evropë

Javi Bartinez beson se i riu i Real Madridi, Marco Asensio, është lojtari me të ardhmen më të ndritur në Evropë momentalisht.
22-vjeçari është duke gëzuar një vit shpërthyes në “Bernabeu”, duke shënuar 10 gola dhe dhuruar pesë asiste në 40 paraqitje në të gjitha garat, transmeton Express.

Shndërrimi i Asensios në lojtar kyç për Realin nuk e ka habitur bashkatdhetarin e tij, i cili beson se ai mund të bëhet lojtar i klasit botëror.

Duke folur për Goal.com, mesfushori i Bayern Munich ka thënë: “Për mua ai është talenti më i madh i ri në Evropë”.

“Është mahnitëse ta shohësh duke luajtur. Dhe gjëja më e rëndësishme është se, në ndeshje të mëdha, ai e tregon veten gjithmonë”, shtoi ai.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich mposht dhe eliminon Barcelonën

Delo.autor

ABSURDE/ Spitali nuk merrte përsipër ndeshjet, klubi dhe bashkia blejnë ambulancën dhe mjekun

Isa.Autor

Odise Roshi kapiteni/ Një emocion i veçant, më pëlqen konkurrenca në skuadër

Sadik.Autor

Leave a Comment