Futboll Sport

Didier Deschamps “shpërfill” Uruguajin dhe ngre në qiell Kylian Mbappe

Didier Deschamps premton se Kylian Mbappe, adoleshenti fantastik i Francës, ka ende shumë për të dhënë dhe se ende nuk kemi parë më të mirën prej tyre. Sulmuesi i Paris Saint-Germain shkëlqeu në fitoren 4-3 ndaj Argjentinës në 1/8-t e finaleve ku fitoi një penallti dhe shënoi dy gola. Në prag të çerekfinales ndaj Francës e gjithë vëmendja është fokusuar mbi të.

“Kylian mori lëvdata pas ndeshjes kundër Argjentinës, por çdo gjë që ai ka bërë në këtë Botëror ka qenë e shkëlqyer. Eshtë vetëm 19 vjeç dhe do të rritet më tej. Ka ende shumë për të dhënë. Ende nuk e kemi parë më të mirën prej tij. Të gjithë ne presim shumë prej tij,” – tha Deschamps.

Më pas, trajneri i Francës vazhdoi: “Ururguaji është një ekip amerikano-latin shumë i vështirë për t’u përballur. Janë të fortë dhe solidë, shumë agresiv. Ata nuk janë si Argjentina dhe vështirësitë do të shtohen.”

Related posts

LAJME TË MIRA PËR TRAJNERIN PIOLI/ Dy lojtarët “Kuqezi” pranë rikuperimit për sfidën ndaj Bologna-s, ja emrat…

Delo.autor

PROBLEMATIKU/ Pasojat e “TËRMETIT” që la Neymar në Barcelonë dhe PSG, pas mos-tranferimit të tij

Delo.autor

PARA NDESHJES NDAJ TURQISË/ Drejtori i Vllaznisë: Panucci do të luaj për barazim, por…

Delo.autor

Leave a Comment