Futboll Seria A Sport

PARADOKSALE/ Juventusin e “ndihmon” Chelsea për të blerë Ronaldon

Mund të duket paradoksale, por transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi po e bën të mundur Chelsea. Ose më saktë, Maurizo Sarri, kundërshtari kryesor i bardhezinjve në sezonet e fundit në Serinë A.

Tekniku toskan, që është në pritje të zyrtarizimit te blutë e Londrës (duhet të gjejë marrëveshjen me De Laurentiis), kërkon të marrë në “Stamford Bridge” tre lojtarë bardhezi: Gonzalo Higuainin, Daniele Ruganin dhe Alex Sandron. Paratë që Juventusi do të sigurojë nga shitja e tyre do të mjaftojnë për kartonin e 5 herë fituesit të Topit të Artë.

Reali Madridit, tashmë i vetëdijshëm që nuk mund ta evitojë largimin e CR7, në orët e fundit e ka rritur kërkesën, pra nga 100 milionë synon të arkëtojë nga 120-150 milionë euro. Juventusi nuk ka pse të trembet, sepse paratë ia siguron Chelsea.

Related posts

PAS SHPALLJES SË INTER KAMPION TË SERIE A/ Andrea Agnelli: Të lumtur për ju. Ne do të kthehemi…

Delo.autor

GATI 8 MILIONË EURO MARRËVESHJE/ Ibrahimovic rikthehet në Serie A, por këtë herë tek klubi…

Delo.autor

Grizman te Barcelona, detaji që gëzon tifozët katalanas (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment