Futboll Sport

Loris: Nuk luftohet me lule, duhet të jemi në lartësinë e ëndrrës sonë për të mundur Uruguain

Kapiteni Hugo Loris predikon për vëmendje absolute ndaj Uruguait. Në konferencë për shtyp, portieri dje tha se: “Siç themi ne francezët, nuk i dilet pushkës përpara me lule. Fatin tonë e kemi vetë në dorë, nuk duhet t’i dhurojmë asgjë, as një goditje këndi e madje as ndonjë shkelm të lehtë, sepse janë disa aspekte që mund t’i përdorin në një mënyrë të caktuar për të arritur qëllimin e tyre”.

Receta e lojtarit të Totenhemit është e qartë, me Francën që kërkon të realizojë një ëndërr pas dy dekadash pritjeje. “Janë një ekip që nuk falin asgjë, sidomos në aspektin mbrojtës. Do të nevojitet një ndeshje e plotë në të gjitha drejtim, duke krijuar shumë intensitet. Është një ndeshje ndryshe nga çdo tjetër që kemi luajtur deri tani, por njëkohësish shërben për të treguar nëse jemi në lartësinë e ëndrrës sonë”, deklaroi Loris.

Related posts

“ZEMRA E SAJ U NDA NË MILIONA COPA”/ Si reagoi partnerja e Kobe Bryant kur mësoi për tragjedinë (FOTO)

Delo.autor

PSG shfaq interes për portierin e Romës

Sadik.Autor

“TELENOVELA” RONALDO NUK KA MBARUAR AKOMA/ Mendesh vazhdon të kërkojë një skuadër për portugezin

F.autor

Leave a Comment