Futboll Sport

Rëndësia e Cavanit/ Pa të Suarez vendosi rekord negativ kundër Francës

Ashtu si pritej, Uruguai e vuajti shumë mungesën e Edinson Kavanit. Ndonëse u ul në stol, sulmuesi i PSG-së nuk luajti asnjë minutë, për të mos rrezikuar ndonjë dëmtim serioz, aq më shumë që Uruguai nuk e zbatoi dot planin e vet, që ishte të qenit në lojë deri pas një ore lojë dhe më pas të futej Kavani.

Rëndësia e sulmuesit u vu re qartë jo thjesht nga nga mungesa e njeriut që fundosi Portugalinë, por edhe nga humbja e atij që ndez edhe sulmuesin tjetër, Luis Suarez.

Ylli i Barcelonës vendosi një rekord negativ ndaj Francës, sepse si asnjëherë në karrierën e vet, nuk preku asnjë top në zonën kundërshtare në një ndeshje të Kupës së Botës (ndeshja e 13-të).

Po ashtu, Suarez nuk e goditi asnjëherë portën kundërshtare, çka tregon qartë se pa Kavanin asgjë nuk funksionon te sulmi i Uruguait.

Related posts

SKENARI GATI I PABESUESHËM/ A ka shanse Italia të kualifikohet për në Botëror?

F.autor

“ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM FAKTI SE…”/ Tenisti Federer bën dedikimin special për Nadal pas triumfit në Paris

Delo.autor

PAMJET/ Mbrojtësi i shënon 2 autogola qëllimisht për ta parandaluar kurdisjen e ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment