Futboll Sport

Suarezi i reagon përsëri Griezmannit: Ti s’je uruguaian, je francez dhe shënove gol

Vendimi i Antoine Griezmannit për të mos e festuar golin e shënuar të premten në çerekfinale të Kupës së Botës për shkak të respektit ndaj Uruguait nuk i ka lënë aspak mbresa Luis Suarezit.
Sulmuesi i Atletico Madridit Griezmann nuk e bëri festimin e tij të famshëm pasi shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Francës ndaj Uruguait të premten, e cila ia siguroi francezëve një vend në gjysmëfinale të Rusia 2018, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari pas ndeshjes foli për dashurinë që ka për uruguaianët dhe kulturën uruguaiane që e ka fituar falë lidhjeve të ngushta me bashkëlojtarin e tij në Atletico, Diego Godin, dhe ish mentorin e tij në Real Sociedad, Martin Lasarte.

Suarez, megjithatë, e ka refuzuar gjestin e Griezmannit, i cili e dërgoi Kombëtaren e tij në shtëpi.

“Ai nuk është uruguaian, është francez dhe shënoi gol”, tha ylli i Barcelonës para gazetarëve.

“Ai nuk e di çfarë duhet të bëjmë ne për të pasur sukses në futboll. Ai do t’i ketë zakonet dhe mënyrë e të folurit uruguaiane, por ne ndihemi ndryshe”, shtoi ai.

Related posts

DËMTIMI I RËNDË/ Sulmuesi anglez nuk rinovon, do largohet nga Arsenali

Isa.Autor

Skedina e ekspertit si ti luani Spanjë-Rusi e Kroaci-Danimarkë

Sadik.Autor

FITOI “KËPUCËN E ARTË”/ Sulmuesi Immobile: Mua dhe Allegrin na kërkuan në Premier League, por…

Delo.autor

Leave a Comment