Futboll Sport

Klubi italian tallet me Ronaldon dhe Juventusin

Transferimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos në Juventus vazhdon të jetë lajmi kryesor në futbollin italian, dhe ka shkuar deri në një pikë saqë Livorno ka nisur të tallet me bardh e zinjtë.
Cristiano Lucarelli, ish-lojtari i Livornos, u prezantua të premten si trajner i ri i klubit, transmeton Gazeta Express.

“Ekziston vetëm një Cristiano dhe atë e kemi ne!” shkroi Livorno në një status në Twitter të cilit ia bashkëngjiti një fotografi të Ronaldos dhe Lucarellit.

Lucarelli i ka shënuar 112 gola në 192 ndeshje për këtë klub dhe ishte golashënuesi më i mirë në Serie A në sezonin 2004/05.

 

Related posts

NBA/ Clippers “thyen” Denver, nevojitet ndeshja e 7-të për përcaktimin e fituesit

F.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Portugali-Kroaci, rezultati 4-1

Delo.autor

“EL CLASICO PARA 8 VITESH”/ Të dy ekipet spanjolle “furnizohen” me talente, ja ku ishin yjet e sotëm

Delo.autor

Leave a Comment