Futboll Sport

Zbulohet sekreti si Rusia fitoi ndaj Spanjës, Putin telefonoi skuadrën para penalltive

Nëse Rusia mundi me penallti Spanjën dhe siguroi çerekfinalet, meritë për këtë ka edhe motivimi i veçantë që i bëri Vladimir Putin lojtarëve vendas.

Të paktën kështu pretendon trajneri i Rusisë, Stanislav Çerçesov, i cili ka bërë të ditur se interesimi i presidentit është “i kënaqshëm dhe lojtarët e dinë”.

Ai e ka cilësuar një “motivim shtesë” interesimin e vazhdueshme të Putin, duke bërë të ditur se ky i fundit ishte në kontakt të vazhdueshëm me ekipin, edhe në momente ku normalisht një president duhet t’u lërë të bëjnë punën profesionistëve.

“Para ndeshjes me Spanjën na telefonoi Vladimir Putin, gjithashtu para dhe pas penalltive. Mbështetja e numrit një të vendit ka qenë diçka shumë e bukur për ne” – deklaroi Çerçesov.

Putin nuk ishte i pranishëm në stadium kundër Spanjës, por autoritete shtetërore bënë të ditur se presidenti kishte telefonuar ekipin menjëherë pas ndeshjes.

Related posts

ARSENAL-BOURNEMOUTH/ “Topçinjtë” dyfishojnë epërsinë, shënon Koscielny

Delo.autor

SAKRIFICA e De Laurentiis/ Refuzon 100 milionë euro për “yllin” e Napolit

Isa.Autor

I JEP LAMTUMIRËN SKUADRËS/ Mbrojtësi Cake largohet nga Tirana, ja mesazhi për klubin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment