Futboll Sport

Habit Bledi Shkëmbi/ Teuta pranë akordit me ish-sulmuesin e Torinos

Përgatitjet në kampin durrsak po vijojnë normalisht, ndërkohë që trajneri Bledi Shkëmbi së bashku me stafin teknik dhe drejtuesit e klubit po punojnë për të formuar grupin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm.

Reparti i cili mësohet se ka nevojë për ndëryrje emergjente është ai i sulmit. Pikërisht një sulmues i dalluar ka ardhur në provë te durrsakët. Bëhet fjalë për Boubakar Traore, sulmues qendre që ka qenë pjesë e U-19-s së Torinos.

20-vjeçari ka qenë pjesë e klubit të Tuttocuoio në Serie C në Itali. Skuadra e fundit ku senegalezi ka luajtur ka qenë Tarxien në Maltë, ku ka shënuar 1 gol në pesë takimet që ka luajtur. Ai shihet si një lojtar potent dhe që premton shumë. Fjala e fundit do të jetë e trajnerit i cili do të vendosë për të ardhmen e 20-vjeçarit pasi të kenë mbaruar ditët e provës për të në Durrës

Related posts

(VIDEO) PSG “shkatërron” Dijon, 3 gola në 21 minuta

Q.Autor

TRE LOJTARË “ME VALIXHE NË DUAR”/ Juventusi bën gati skarcimet

Delo.autor

Incidente në Korçë/ PARTIZANI “thyen heshtjen”: Marrëdheniet klub+tifozë janë një binom i… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment