Futboll La Liga Sport

E ardhmja e Paulinhos te Barcelona në dyshim, e duan në Kinë

Mesfushori brazilian i Barcelonës, Paulinho, mund të rikthehet në kampionatin kinez dhe pikërisht te Guangzhou Evergrande. Zërat për një ofertë për largimin nga “Camp Nou” kanë marrë konfirmim nga vetë futbollisti pas takimit mes Brazilit dhe Belgjikës në Botëror.

Paulinho ka theksuar se ka një ofertë nga Kina dhe nga një tjetër klub dhe se për të vendosur për të ardhmen, do t’i duhet të flasë me menaxherin e tij dhe me drejtuesit e Barcelonës.

Verën e kaluar, 29-vjeçari u transferua te Barça për një shumë prej 40 milionë eurosh nga Guangzhou, ndërsa shënoi nëntë gola në 49 paraqitje për katalanët.

Related posts

ÇUDIA VJEN NGA KOSOVA/ Presidenti i klubit të Superligës ofron për futbollistët…

Delo.autor

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Rivaldo i lutet Barcelonës: Mos lejoni që Neymar…

Delo.autor

Seks me yjet e Botërorit, rubla dhe hamburger falas për ruset që ngelin shtatzënë

Sadik.Autor

Leave a Comment