Futboll Sport

Katër gola dhe dy asist/ Sindrit GURI i pandalshëm në Belgjikë (VIDEO)

Ishte një nga më të mirët në kampionatin shqiptar, teksa me fanelën e Kukësit u shpall edhe golashënuesi i skuadrës. Sindrit Guri, sulmuesi shkodran u transferua në këtë merkato vere në Belgjikë me ekipin e Ostende. 24-vjeçari po kalon një formë të mrekullueshme ku duket se vendin e titullarit tashmë e ka të sigurtë. Me paraqitjet e dhuruara në fushën e blertë, ai ka bindur stafin teknik dhe të gjithë janë të gëzuar që në organikë kanë një futbollistë me cilësi si Guri.

Dje, skuadra e Ostende luajti një ndeshje miqësore kundër Bruse Bojs Zeuen, takim që u fitua me rezultatin 14-0. Shkodrani arriti të shënonte plot 4 gola, përkatësisht golin e dytë dhe të tretë, të shtatë dhe të tetë. Gjithashtu dha edhe dy asist për shokët e skuadrës. Vetëm pak kohë me skuadrën e Ostende, mesa duket Guri është ambientuar mjaft mirë me fanelën e ekipit belg. Nëse vijon të jetë në këto ritme, nuk do të jetë çudi që ish-sulmuesin e Kukësit ta shohim në një skuadër të njohur europiane.

Bruse Boys – KVO 0-14

In de marge van de zege van de Rode Duivels legden onze jongens er 14 in het mandje tegen VV Bruse Boys. Bekijk hier de goals en vergeet je telraam niet 😉

Gepostet von KV Oostende am Samstag, 7. Juli 2018

 

Related posts

Arsenali “tremb” Xhakën, blerja e re i merr numrin në fanellë

Sadik.Autor

Gattuso nisë stërvitjen me skuadër të përgjysmuar

Sadik.Autor

NJË PREDHË E VËRTETË/ Edon Zhegrova shënon këtë supergol (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment