Futboll Seria A Sport

Mediat italiane: Real Madridi paraqet SUPEROFERTËN për Milinkoviç-Savic

Lazio tashmë e di se Real Madridi do të trokasë në dyert e saj për Milinkovic-Savic këtë verë. Kjo u njoftua nga “Corriere dello Sport”, bazuar në një informacioni që siguron se Mateja Kezman, ish-lojtari i Atletico Madrid dhe përfaqësuesi i lojtarit serb, kishte darkë me presidentin e klubit italian për të paraqitur ofertën e “Los Blancos” për yllin e ekipit të tij.

Dhe shifra do të arrijë në asgjë më pak se 155 milionë euro. Ky do të ishte vetëm fillimi i negociatave për një lojtar, të cilin Real Madridi do ta donte në vendin e Cristiano Ronaldos. Kujtojmë se për këtë rol, si stafetë e CR7, ka edhe emra të tjerë me më shumë peshë në futbollin botëror, kryesisht Neymar dhe Mbappé.

Related posts

KONFERENCA E LAMTUMIRËS/ Barcelona ngre podium gjenial me 34 trofetë e fituar nga Messi

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Laçi në çerekfinale, kalon pengesën e Kukësit

F.autor

ÇUDIA E DERBIT/ MILANI ka më shumë futbollistë ARGJENTINAS se INTERI

Isa.Autor

Leave a Comment