Futboll Sport

Varane: “Ëndërrojmë titullin, por në Botëror nuk ka asnjë favorit”

“Shpresojmë që të shpallemi kampionë të botës, e ndjejmë se jemi pranë këtij titulli, ndjejmë mbështetjen e të gjithë fansave, ndaj do të japim maksimumin në fushë në gjysmëfinale, për të shkuar në finale dhe për t’i bërë krenarë të gjithë”, ka deklaruar Raphael Varane, autori i golit të parë në ndeshjen që Franca fitoi 2-0 ndaj Uruguajit, në çerekfinalet e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Më tej, mbrojtësi i kombëtares franceze tha: “Ky është një Botëror ku nuk ka favoritë, pasi ka patur shumë surpriza, ndërkohë që në gjysmëfinale janë të gjitha skuadra të forta. Përballë kemi Belgjikën, një ndeshje e fortë për ne”.

Mbrojtësi i Real Madrid nuk harron të përgëzojë edhe shokët e skuadrës për këtë paraqitje në Botëror, duke i thurur lavde portierit Hugo Lloris, protagonist me disa pritje. “Bëri një ndeshje të madhe, jep siguri dhe jo më kot është kapiteni ynë. Por e gjithë skuadra po luan si grup dhe kjo është më e rëndësishme”, tha Varane.

Duke folur për rivalët e ardhshëm, Belgjikën, me të cilët “gjelat” do të luajnë në gjysmëfinale, lojtari francez shton: “Ndaj tyre nuk mund të gabosh asgjë, pasi mund të ndëshkohemi. Ne jemi gati për këtë sfidë, në fushë do të zbresin 11 lojtarë të karikuar dhe me dëshirën vetëm për fitore”, tha Varane.

Related posts

JUVENTUS-ROMA/ Pas një asist nga ylli Morata, Ronaldo zhbllokon sfidën me një “PERLË” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

DUA TË JEM I SINQERTË”/ Ancelotti: James Rodriguez më pëlqen shumë si lojtar, por…

Delo.autor

TRAGJEDIA E KOBE BRYANT/ Familjet e viktimave ngrenë padi kundër kompanisë së helikopterëve

Delo.autor

Leave a Comment