Futboll Seria A Sport

NDODH EDHE KJO/ Juventus-Ronaldo: Agnelli i rrëfen gjithçka një kamerieri

Cristiano Ronaldo është gjithnjë dhe më afër Juventus-it. Lajmi i fundit në lidhje me kalimin te bardhezinjtë i CR7 ka ardhur përsëri nga emisioni spanjoll, “El Chiringuito de Jugones”.

I dërguari në Torino i “El Chiringuito” ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me darkën e konsumuar të premten mes Andrea Agnelli-t dhe zëvendës presidentit Pavel Nedved.

Kamerierit që i ka kërkuar lajmë në lidhje me Ronaldo-n, presidenti i Juventus i është përgjigjur: “Shumë shpejt do të mbyllet gjithçka”. Një tjetër sinjal i besimit që ekziston brenda kampionëve të Italisë, gati të mbyllin operacionin e shekullit falë regjisë së Jorge Mendes.

Related posts

UNION TREMB DORTMUND/ Reus e kualifikon në të 120-ën

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani ndez motorët, ja formacioni i mundshëm ndaj Kampionëve të Superiores…

Delo.autor

FORMULA 1/ Covid ka ndryshuar gjithçka, shikoni si ia japin trofeun me robot Hamilton (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment