Futboll Premier League

FA dënon klubin anglez me akuza anti-doping

Federata e Futbollit Anglez ka njoftuar se West Ham United është gjobitur me një pagesë anti-doping, me klubin e Premier League që ka një javë kohë për t’u përgjigjur. West Ham pretendon se shkelja është një gabim administrativ nga ana e klubit dhe nuk është i lidhur me asnjë nga lojtarët e tyre. “Supozohet se klubi nuk arriti të siguronte informacion mbi “Vendodhjen e Klubit” dhe janë regjistruar tre raste brenda 12 muajve. West Ham ka kohë deri më 27 shkurt 2018 për t’iu përgjigjur akuzës”, tha FA në një deklaratë të shkurtër.

Një zëdhënës i West Ham tha se klubi do t’i përgjigjet me shpejtësi kërkesës së FA. “Shkelja ka të bëjë me gabimet administrative në sistemin e vendndodhjes së FA, për shembull, një adresë e një lojtari, i cili ishte regjistruar më pas, numri i shtëpisë së tij ishte zbuluar dhe klubi do t’i përgjigjet FA në kohën e duhur. Dëshirojmë ta bëjmë të qartë se shkelja është çështje administrative e klubit dhe nuk ka të bëjë me asnjë nga lojtarët tanë”, tha zëdhënësi i klubit londinez.

Related posts

Lozano “tradhton” PSV-në, Heerenveni i merr pikë

Q.Autor

KONFIRMOHEN ZYRTARISHT/ Barcelona dhe darka me kosto 140 milionë euro

Isa.Autor

Formacionet e mundshme, Teuta-Lushnja/ Bregdetarët pa Moçkën, Lushnja nuk ndryshon

Sadik.Autor

Leave a Comment