Futboll

Momenti kur Ronaldo iu kërkon tifozëve t’i duartrokasin Benzemas

Cristiano Ronaldo ishte ai që hapi serinë e golave për Real Madridin kundër Alavesit të shtunën pasdite, por goli superylli portugez nuk do të kishte qenë i mundur pa asistin e shkëlqyer të Karim Benzemas.
I vetëdijshëm për këtë, Ronaldo iu kërkon tifozëve në “Santiago Bernabeu” t’i duartrokasin numrit 9 për pasimin e mençur të tij, transmeton Express.

Benzema e humbi një rast shumë të mirë në fillim të pjesës së parë dhe u vërshëllye nga tifozët për këtë, prandaj Ronaldo deshi që asisti shpagues i francezit të vlerësohej nga tifozët.

Qendërsulmuesi francez po ashtu e përgatiti edhe golin e Gareth Bale në pjesë të dytë.

Për më tepër, Ronaldo nuk e gjuajti penalltinë në fund të ndeshjes, duke ia dhënë rastin Benzemas ta ekzekutojë atë, i cili shënoi duke e mbyllur ndeshjen me një gol dhe dy asiste.

 

Related posts

LUKAKU POZON NGA KREVATI/ Shoku i skuadrës i bën komentin epik në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Baseli eliminohet me nder, Manchester City lëshon në shtëpi

Q.Autor

65 milionë paundët e Mourinhos nuk bëjnë punë, Maguire nuk shitet

Sadik.Autor

Leave a Comment