Futboll Sport

65 milionë paundët e Mourinhos nuk bëjnë punë, Maguire nuk shitet

Mbrojtësi i Leicester City, Harry Maguire, mbetet i interesuar për një lëvizje te Manchester United, por nuk do të detyrohet për të kaluar në “Old Trafford”, raporton “Mirror”. Jose Mourinho kërkon që qendërmbrojtësi dhe klubi të vihen në kontakt dhe të mbyllin transferimin prej 65 milionë paundësh të ndërkombëtarit të Anglisë.

Megjithatë, Leicester nuk do ta shesë Maguire dhe menaxheri Claude Puel ka thënë se “Dhelprat” janë të vendosur ta mbajnë mbrojtësin dhe portierin Kasper Schmeichel edhe këtë sezon. Ndërkohë, Fosu-Mensah dëshiron të qëndrojë te Manchester United dhe ta ndihmojë klubin e goditur nga lëndimet.

Holandezi ndërkombëtar tri herë ndihmoi të formonte një mbrojtje të papërvojë, së bashku me Axel Tuanzebe, Matteo Darmian dhe Bailly, në humbjen 4-1 ndaj Liverpool. Përkundër pengesës, Fosu-Mensah shpreson të shmangë një huazim tjetër dhe të përforcojë një mbrojtje, që është goditur rëndë nga lëndimet.

Related posts

BUNDESLIGA/ Njihuni me golashënuesve dhe assistuesve më të mirë në Gjermani

Q.Autor

E PAPRITUR/ IBRA përshpejton kalimin te MILANI, kuqezinjtë me sytë nga CHELSEA

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Barcelona skuadra që shpenzon më shumë. UEFA publikon humbjet milionere të klubeve

Delo.autor

Leave a Comment