Futboll La Liga Sport

Spanja shpall listën zyrtare për në Botëror, 2 futbollistët e Çelsit mbeten jashtë

Spanja ka shpallur listën zyrtare të 23 futbollistëve që do të përfaqësojnë Kombëtaren iberike në Botërorin “Rusi 2018”. Trajneri Lopetegu ka lënë jashtë 2 futbollistët e Çelsit, Markos Alonso dhe Alvaro Moratën, të cilët figuronin në listën paraprake.

Bie në sy prezenca e Andres Iniestës, që do të luajë Botërorin e fundit, pas lamtumirës me Barcelonën. Asensio, Aspas, Diego Kosta, Rodrigo dhe Lukas Vaskez, janë sulmuesit e grumbulluar nga trajneri spanjoll, ndërsa Odriozola i Real Sosiedadit është risia në këtë përzgjedhje.

 

 

Related posts

REALI PLAÇKIT KAMPIONËT E ANGLISË/ Perez ofertë të “çmendur” për yllin e Guardiolës, ja shifra “galopante”

Delo.autor

Kosovë – Azerbajxhan në komentim rus, shikoni si i komenton golat (VIDEO)

Isa.Autor

PEREZ SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Tottenhami i vendos çmimin objektivit të “Los Blancos”, ja shifra galopante

Delo.autor

Leave a Comment