Futboll

(VIDEO) Topi i botërorit tërbon portierët, Reina garanton gola pafund

Kampionati botëror “Rusi 2018” po pritet me ngulm nga të gjithë, tani jo ngatë gjithë, por dashamirësit e futbollit presin të shijojnë spektaklin që do të dhurojë evenimenti më i madh i futbollit botëror për kombëtare. Por së fundmi ka lindur një debat dhe janë portierët ata që po vuajnë me topin zyrtar që do të përdoret në Botëror. Modeli i ri “Telstar 18” i prodhuar nga Adidas është i vështirë për t’u kontrolluar dhe u provua për herë të parë në miqësoren që Spanja dhe Gjermania zhvilluan një ditë më parë.

De Gea pësoi një gol nga jashtë zone prej Tomas Myler, i cili nga vendi e dërgoi topin në trekëndësh. Portieri i Napolit, Pepe Reina, është i sigurt që do të shënohet një “mal” me gola. “Vë bast se në Kampionatin Botëror do të shohim të paktën 35 gola nga distanca të mëdha sepse nuk ka njeri ta parashikojë lëvizjen e tij. Gjithashtu ai është i mbuluar nga një material plastik që e bën të vështirë ta kapësh. Ka shumë probleme me këtë top.” Të tre portierët e Spanjës janë të mendimit se duhet të ishte bërë diçka më mirë me “Telstar 18” dhe diçka mund të ndryshojë, pasi janë ende në kohë.

Ter Stegen gjithashtu ka dhënë një mendim në lidhje me topin, që është bërë pikërisht nga sponsori i kombëtares gjermane. “Topi është i mirë, mund të ishte edhe më mirë, pasi lëviz shumë, por mendoj se duhet të mësohemi dhe të punojmë me të. Të përpiqemi ta kontrollojmë sa më shumë të jetë e mundur para fillimit të Kupës së Botës”, ka thënë mes të tjerash portieri gjerman i Barcelonës.

Në fakt kjo histori është e përsëritur, pasi edhe në kompeticionet e mëparshme ndërkombëtare ka pasur probleme me topat e rinj, por sikurse dihet trendi është që të mundësohet një i tillë që të arrihet më shpesh te goli. “Telstar 18”, veçse një rikthim te modeli i vjetër i topit të përdorur gjysmë shekulli më parë, normalisht që ka pësuar modifikime dhe portierëve tashmë u duhet të mësohen për të, pasi shënjestra janë pikërisht ata.

Related posts

Ylli i Real Madridit paguan 1 milion euro për t’i shpëtuar burgut

Q.Autor

REVOLUCION TË MADH NË VERË/ Ja kush do jetë portieri i Real Madrid për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

KËRKOHET NGA INTER/ Mbrojtësi Vertonghen: E kam një ide se cili do jetë klubi im i ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment