Futboll La Liga

​Valverde kritikon La Ligan: Vendosni sistemin VAR

Trajneri i Barcelonës, Enesto Valverde është i pakënaqur me drejtuesit e La Ligas, të cilët nuk e kanë vendosur sistemin VAR.

Barcelonës në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Deportivo La Corunas iu mohua një gol i pastër, i treti këtë sezon.

Sipas trajnerit të Barcelonës fajtor për këtë është La Liga, që nuk e ka vendosur sistemin VAR, i cili do të mundësonte që këto gola të pranoheshin.

“Unë nuk e pash, por teknologjia do të ndihmonte, ju do ta shihnit nëse ishte gol apo jo”, tha fillimisht Valverde.

“Unë nuk e di pse nuk është përdorur në La Liga. Pajisjet janë të shtrenjta, por është absurde që ne nuk i kemi. Ne jemi vonë dhe kjo po shihet”.

Related posts

(FOTO) Blerja e re e Barcelonës nuk humb kohë, stërvitet me skuadrën

Q.Autor

HUMBJA NDAJ KOSOVËS/ Shpërthen futbollisti i Azerbajxhanit: Ata nuk janë shtet, janë njerëz të egër…(FOTO)

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ INTERI në sulm për dyshen meksikane Herrera-Lozano

Isa.Autor

Leave a Comment