Futboll La Liga

​Lajmi i ditës: Ronaldo kthehet tek Manchester United

Cristiano Ronaldo ka prishur marrëdhëniet me disa lojtarë, presidentin Florentino Perez dhe dëshiron largimin nga Real Madrid.

Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo nuk është më i lumtur ne Real Madrid dhe dëshiron kthimin në Manchester United, shkruan Mirror.

Portugezi ka prishur marrëdhëniet me disa lojtarë në skuadër dhe me presidentin Florentino Perez, prandaj e ardhmja e tij në Santiago Bernabeu është në dyshim.

Siç shkruan gazeta, Unitedi është gati që të paguajë një shumë të majme për portugezin, të cilin e dëshiron sërish mbrapa në Old Trafford.

Për më shumë, thuhet se Ronaldo tashmë ka nisur të kërkojë një shkollë private për djalin e tij.

Ronaldo pikërisht nga Unitedi në vitin 2009 ishte transferuar në Real për 96 milionë euro.

Related posts

KËRKON PËRFORICME NË EKIP/ Barcelona largon mbrojtësin, ofertë të re për lojtarin e Guardiolës

Delo.autor

REAL MADRID-VILLARREAL/ Mariano shënon për Real, Casemiro i “fal” golin e barazimit miqve (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ “Ujqërit” e Skënderbeut i tregojnë “dhëmbët” Teutës

Delo.autor

Leave a Comment