Formula 1 Të tjera

“Mos bëni plane për mua, do iki”, fjalët e fundit para aksidentit të Schumacherit

Para 2 ditësh u mbushën plot 4 vjet që legjenda e Formula 1, Michael Schumacher dergjet në shtrat thuajse i vdekur, pas atij aksidenti të tmerrshëm me ski.

Me këtë rast, gazeta sportive franceze “L’Équipe” i ka përkushtuar disa faqe domethënëse 49 vjeçarit për të cilin të gjithë presin lajme të mira, por gjendja e tij nuk është përmirësuar thuajse fare.

Një detaj rrënqethës vjen nga avokatja e familjes së tij, Sabine Kehm.

Gazeta ka cituar një rrëfim unik të saj ku bëhet fjalë për dëshirën e fundit që Schumacher ia ka shprehur para se të ndodhte ngjarja tragjike, pas së cilës ai ka mbetur në koma.

Këto ajo i ka thënë edhe në pranverën e vitit të kaluar, por ricitimi i deklaratës ka fituar shumë vëmendje në mbarë botën.

“Ai më tha se donte të zhdukej. ‘Mos më telefononi për të bërë plane për vitin tjetër. Do të iki’, – ishin disa nga fjalët e tij të fundit para aksidentit”,  është shprehur Kehm.

Duket sikur legjenda e ka parandjerë se diçka e keqe do i ndodhte dhe ndaj mund të jetë shprehur ashtu. Fjalët e tij i kanë prekur të gjithë.

Related posts

TRIUMFOI NË “AUSTRALIAN OPEN”/ Rrëfehet tenisti Djokovic: Kam luajtur i dëmtuar, tërheqja ishte 2.5 centimetra

Delo.autor

“KAM VUAJTUR BULLIZMIN”/ Rrëfimi special i Hamilton: Makinat dhe karateja më shpëtuan…

Delo.autor

“BUJQËSIA MË INTERESON”/ Piloti Vettel i habit të gjithë: Mora lopatën dhe punova tokën

Delo.autor

Leave a Comment