Kategoria Superiore Shqipëri

2017-a e ndarë në dysh, viti i Kukësit dhe Skënderbeut

Një vit kalendarik i ndarë përgjysmë në Kategorinë Superiore. Në pjesën e parë, 2017-ta foli për Kukësin, skuadrën që pas disa sezoneve me radhë si protagoniste në futbollin shqiptar, në Maj arriti të shpallej kampione e Shqipërisë.

Titulli i parë historik për klubin veri-lindor, pas një edicioni fantastik. Me Ernest Gjokën në stol skuadra u shpall matematikisht kampione pas 35 javëve, pa asnjë humbje. Disfata minimale e pësuar në Gjirokastër në javën e fundit nuk e prishi festën për një arritje të jashtëzakonshme dhe një trofe të kërkuar gjatë nga presidenti Gjici.

Protagonistët ishin të shumtë. Nga garancia në portë e Koliçit, për të vazhduar me mbrojtjen ku spikatën Shameti e Alla, mesfusha me emra si Musolli, Lena e Kale dhe faza ofensive me Eminin e Pero Pejiç, sulmi më i mirë i Superiores me 51 gola. Në fund kroati u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke gjetur rrugën e portës në plot 28 raste.

Statistikat ishin më të mirat e edicionit, edhe pse polemikat nuk munguan. Nga akuzat e Partizanit që e mbylli në vendin e dytë, te ato të Skënderbeut për humbjen mes polemikave në duelin direkt në Kukës, që mund të kishte ndryshuar fundin e sezonit. Megjithatë, në fund ata që festuan ishin veri-lindorët.

Gjysma e dytë e vitit, me startin e edicionit të ri ka folur vetëm për Skënderbeun. Nga kualifikimi i dytë në histori në grupet e Europa League, me kalimin rekord të katër tureve, për të vazhduar me dominimin në kampionat.

13 ndeshje radhazi pa pësuar humbje, deri në sfidën e 10 Dhjetorit në Laç, që gjithsesi nuk e prishi humorin e ekipit. Të besuarit e Ilir Dajës e mbylli vitin me 37 pikë të grumbulluara në 16 javë, duke treguar se është mbi rivalët. Pavarësisht se mbetet edhe gjysma e dytë e sezonit për tu luajtur, titulli kampion duket i hipotekuar dhe ka nisur rrugën drejt Korçës.

Related posts

LENJANI PO SHKËLQEN NË ZVICËR/ Shikoni çfarë goli shënon shqiptari për klubin Sion

Delo.autor

SKËNDËRBEU-VLLAZNIA/ “Korçarët” si bunker, “Shkodranët” besojnë tek Dilaveri. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ “Buzëqesh” Shkëmbi, titullari i Dinamos gati për ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment