Futboll Kategoria Superiore Sport

BYLIS-LAÇI/ Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren që t’i afrohen kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të nisë pas pak minutash ndeshja mes Bylisit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, kjo edhe për faktin se të dyja ekipet bëjnë një lojë të hapur dhe të bukur. Laçi vjen në këtë ndeshje me moralin e  lartë, pasi në fundjavë mposhti me rezultatin 4-0 Luftëtarin në shtëpi.

Nuk vlen e njëjta gjë edhe për ballshiotët, të cilët morën një barazim zhgënjyes ndaj Flamurtarin 2-2. Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren në mënyrë që të afrohen më shumë me kreun e renditjes, dhe për të synuar objektivat e mëdha.

Formacionet zyrtare:

Bylisi: Hidi, Ntephe, Goxha, Janku, Peposhi, Mëllugja, Bajramaj, Murataj, Hadroj, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan.

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni, Lushkja, Deliu, Turkaj, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

Related posts

SULMI i radhës ndaj NEYMAR: S’ka personalitet. IBRA ishte diçka tjetër

Isa.Autor

ZYRTARE/ Liga e Serie A anulon sfidën, shkak infektimet e shumta me COVID-19 tek skuadra italiane

Delo.autor

Shikoni gafën e UEFA në urimin për Donnarumma… (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment