Kategoria Superiore Shqipëri

Sot luhet java e 16-të e Superiores, ja gjyqtarët e ndeshjeve

Sot, në orën 13:00, fillojnë të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë Superiore, të cilat janë edhe të fundit për vitin 2017. Në pesë stadiume të vendit do të ballafaqohen skuadra me qasje edhe të kundërta, dikush për të kërkuar pikë kreu e zonë europiane, dikush tjetër për mbijetesën. Skënderbeu kryesues pret në shtëpi durrsakët e një krize prezente tashmë, ndërsa Partizani i zig-zageve të shumta në këtë edicion do të sfidojë kuqeblutë shkodranë në “Selman Stermasi”. Flamurtari i vendit të dytë do të jetë mysafir në Kamëz, ndërsa Kukësi kampion pret gjirokastritët e Hasan Likës. Sfida tjetër e këtij “stacioni” të garës luhet në Laç, mes skuadrës vendëse dhe Lushnjës së fundit. FSHF-ja ka zyrtarizuar tashmë edhe gjyqtarët e këtyre ballafaqimeve, ku bie në sy se mungojnë të tria stemat tona të FIFA-s.


PARTIZANI-VLLAZNIA

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Paulin Simoni

SKENDERBEU-TEUTA
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Egin Doda, Dojando Myftari

KUKESI-LUFTETARI
Gjyqtarë: Remzi Sadiku, Rudin Preca, Astrit Mahmuti

KAMZA-FLAMURTARI
Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Orgest Grabova

LACI-LUSHNJA
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Rejdi Avdo

Related posts

FAMA E BROJËS KALON ISHULLIN/ Pas klubeve angleze, dy gjigantët gjermanë interesohen për yllin “kuqezi”

Delo.autor

DOPIETA E KASTRATIT DHE GOLI I UZUNIT/ Shqiptarët bëjnë namin te Lokomotiva e Zagrebit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Tirana: Goli i Sentamut vendos të parën, por mbyllet me një “lumë” kartonësh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment