International

Akuzat për doping/ Atletët rusë mund të marrin pjesë në Olimpiadë, ja kushti i vetëm

Një grup i sportistëve rusë tha se olimpistët rusë janë të gatshëm të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 si sportitsë neutralë.

“Sot, ne, atletët rusë, jemi plotësisht të përgatitur për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Pjongçang (Koreja e Jugut), edhe pse jemi vënë nën kushte që nuk janë të barabarta me ato të kolegëve tanë nga vendet e tjera”, thuhet në një deklaratë të postuar në ueb-faqen e Komitetit Olimpik të Rusisë.

E nënshkruar nga shumica e medalistëve të olimpiadave të mëparshme, deklarata thotë se është lëshuar “në emër të atletëve” pas disa ditësh konsultime me trajnerë dhe zyrtarë të federatës.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, javën e kaluar, ka ndaluar pjesëmarrjen e Rusisë në Lojërat Olimpike, që do të zhvillohen nga data 9 deri më 25 shkurt në Korenë e Jugut, për shkak të, siç ka thënë, “manipulimit të vazhdueshëm” me sisitemin anti-doping.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka lënë derën hapur për atletët rusë që të garojnë si neutralë, nëse kanë histori të pastër sa i përket dopingut.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë më 6 dhjetor se qeveria nuk do t’i pengojë atletët individualë nga pjesëmarrja në Olimpiadë.

Related posts

Zbulohen tre yjet që Löw do të marrë me vete te Real Madrid

Q.Autor

Pirlo kthehet nga pensionimi, luan në Peru?

Q.Autor

Italia në vështirësi për trajner, Costacurta: Pak kohë në dispozicion

Q.Autor

Leave a Comment