International

(FOTO) Gara për “Këpucën e Artë”, Messit i duhet të rivalizojë me Kane dhe Immobilen dhe Cavanin

Harry Kane vazhdon të lë pas emra të mëdhenj si Neymar dhe Lionel Messi.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, vazhdon të kryesojë garën për shënuesin më të mirë të vitit 2018.

Deri më tani Kane ka shënuar 21 gola, duke lënë pas Edinson Cavanin dhe Ciro Immobilen  me nga 20 gola.

Pas tyre gjendet Messi me 19 gola të shënuara.

Argjentinasi arriti të shënojë dy herë ndaj Betisit, ndërsa njëjtë bëri edhe Luis Suarez, i cili vazhdon ngjitjen në renditje.

‘El Pistolero’ ka arritur të shënojë në shtatë ndeshje radhazi.

Ai sa i përket golave është barazuar me Neymarin.

Në vendet e para qëndrojnë edhe emra si Mauro Icardi, Mohamed Salah, Robert Lewandowski, Nabil Fekir e Radamel Falcao.

Related posts

Botërori i Klubeve/ Bale: U tallëm me portierin e Al Jazira

Q.Autor

VIDEO/ Ronaldinho shënon gol nga mesi i fushës, portieri e duartroket

Q.Autor

(FOTO) Kur 385 milionshi bënte foto me aparat 30 eurosh

Alm.autor

Leave a Comment