Futboll Seria A

Allegri: Roma na vështirësoi punën, i shoh për titull së bashku me Napolin

Massimiliano Allegri nuk ka qëndruar i qetë për gjatë gjithë ndeshjes derbi ndaj Romës.

Trajneri i Juventusit është parë tejet i nervozuar sidomos në fundin e ndeshjes kur Roma kishte iniciativën e plotë.

Tekniku nga Livorno ka përgëzuar në fund skuadrën e tij por edhe kundërshtarët për lojën e treguar.

“Bëmë një ndeshje shumë të mirë edhe pse është dashur ta mbyllnim më herët dhe kjo ndikoi në fund pasi vuajtëm shumë”, ka thënë Allegri.

“Dua ta përgëzoj Romën për lojën, ata na e kanë vështirësuar shumë dhe mund të barazonin në fund”.

Në fund trajneri italian ka folur edhe për titullin e kampionit duke i cilësuar kryeqytetasit dhe Napolin si rivalët direkt.

“Roma dhe Napoli janë kandidatët kryesor por aty janë edhe Interi me Lazion”, tha Allegri.

Pas 18 xhirove në Serie A, Juventus ka marrë 44 pikë dhe zë pozitën e dytë në tabelë me një pikë më pak se Napoli.

Related posts

PSG i premton Neymarit blerjen e tre superyjeve për të qëndruar

Q.Autor

AKORDI LAUTARO-BARCELONA/ ​​5 lojtarë Blaugrana janë vendosur në tryezën e Interit, ja emrat

Delo.autor

“EJ MBYLLE GOJËN”/ Publikohen pamjet e përplasjes në dhomat e zhveshjes të ish-trajnerit të Serbisë me portierin

Delo.autor

Leave a Comment