Kategoria Superiore Shqipëri

FSHF e fton për festa, legjenda e Vlorës i lë pa fjalë

Marrëdhëniet FSHF-Vlorë kanë vite që janë shumë të vështira e të tendosura.

Por këto vitet e fundit, kur në krye të klubit është Sinan Idrizi, këto marrëdhënie janë bërë edhe më të vështira.

Duket se marrëdhëniet e tilla, FSFH nuk i ka vetëm me klubin e futbollit të Flamurtarit, por edhe me personalitetet dhe figurat e shquara të futbollit vlonjat.

Gazeta Panorama Sport shkruan sot se ‘legjenda e Flamurtarit, Vasil Ruci, ka refuzuar ftesën e FSHF-së për të marrë pjesë në festën e fundvitit’.

Sipas kësaj gazete, Vasili Ruci i është përgjigjur negativisht ftesës së FSHF-së për tu bërë pjesë e festimeve të fundvitit.

Ruci me një mesazh ironik ka shkruajtur në përgjigjen e tij, se e falënderon FSHF-në për këtë ftesë pas 15 vjetësh, por nuk mund të vinte, sepse ‘ka frikë se mos e helmojnë si Petro Nini Luarasin’…

Në fakt ironia e tij ka pasur të bëjë me faktin, se mund të përpiqen për ta korruptuar dhe ‘helmimi’ është përdorur në mënyrë figurative.

Related posts

LIVE/ Teuta-Flamurtari: Bushiç “nxjerr” me të kuq Franc Veliun, vlonjatët me 10 lojtarë në fushë (VIDEO)

Delo.autor

GJESTE ANTI SPORTIVE/ Arbitri nxjerr dy kartona të kuq në Kukësi-Partizani (VIDEO)

F.autor

PAS FITORES NDAJ TEUTËS/ Portieri Ruçi: Ndeshja e sotme ishte shumë e mirë, besoj se…

Delo.autor

Leave a Comment