Futboll Seria A

Arsenali përgatit ofertë prej 40 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit

Arsenali e ka përgatitur një ofertë në vlerë 40 milionë euro për qendërmbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.

Sipas Calciomercato.com dhe Mundo Deportivos, Arsenali është i gatshëm ta sjellë Ruganin në “Emirates” për ta forcuar mbrojtjen, e cila ka qenë në qendër të kritikave këtë sezon.

Sipas Calciomercato.com është e vështirë por jo edhe e pamundur për 23-vjeçarin që të largohet nga Juventusi muajin e ardhshëm.

Rugani ka bërë 12 paraqitje për “Zonjën e vjetër” në sezonin 2017-18 deri më sot, por para tij preferohen Medhi Benatia, Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli nga Allegri dhe në të ardhmen mund të përballet me konkurrencë edhe nga Benedikt Howedes dhe nga Mattia Caldara nga sezoni i ardhshëm.

Related posts

TOTTENHAM-INTER/ Kombinim perfekt, blerja e verës së Zikaktërve” barazon shifrat. Ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

NGA KRIJIMI I SUPER LEAGUE TEK OFERTA E REFUZUAR NGA DYBALA/ Zamparini: Futbolli nuk funksionon kështu, janë budallenj dhe…

Delo.autor

PAS SHPALLJES KAMPION NË DERBI/ Jurgen Bardhi: Kjo është ndjenja më e bukur në…

Delo.autor

Leave a Comment