Futboll Sport

KUPA E AFRIKËS/ Dëmtim horror për Manen, futbollisti i Liverpool vazhdoi lojën për të shënuar (VIDEO)

Sadio Mani pësoi një dëmtim të frikshëm në sfidën e sotme përballë Kape Verdes në Kupën e Afrikës. Për shkak të një përplasje me kokë me portierin Vozinja, sulmuesi nuk e përfundoi dot sfidën.

Në minutën e 57’, në një betejë për top, Mane u përplas me kokë me portierin e Kape Verdes. Kjo gjë e mbajti sulmuesin disa minuta në tokë dhe të pavetëdijshëm.

Por më pas ai u çua dhe vazhdoi lojën sikur nuk ndodhi asgjë dhe shënoi në minutën e 63’. Pas shtatë  minutash, Mane pësoi një tronditje dhe ra në tokë. Pas kësaj ai u çua sërish në këmbë, por kësaj radhe për të dalë nga fusha e lojës.

Ende nuk ka asnjë lajmërim nga kombëtarja e Senegalit se në çfarë gjendje është Mane dhe nëse do të mundet të vazhdojë më tej në Kupën e Kombeve.

Related posts

E PAZAKONTË/ LUFTËTARI në mes të “rrëmujës”, MEZANI plas “bombën”: Lojtarët i telefojnë nga…

Isa.Autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Theu karantinën dhe bëri aksident me makinë, Bayern gjobit mbrojtësin…

Delo.autor

I “TËRBON” TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Agnelli: Çfarë ndryshon me Super League? Në fitojmë prej 80 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment